Të gjithë godinat e ministrive në Brasila në Brazil janë evakuar pasi vendi është pushtuar nga protesta të dhunshme anti-qeveritare.

Shumë prej protestuesve kanë kryer akte vandale, madje në disa prej godinave të ministrive është hapur edhe zjarr.

Shumë prej manifestuesve, më fytyrë të mbuluar janë konfliktuar me policinë e cila ishte përgjigjur me gazlotsjellës dhe granata.

Një betejë e vërtetë mes 100 mijë protestuesish dhe 5 mijë policësh. Gjatë përplasjes janë shënuar edhe të plagosur.

Presidenti Temer ka mobilizuar forcat e armatosura për të mbrojtur godinën e Presidencës.

Një vendim i tillë i presidentit është kritikuar nga shumica qeveritare.

Presidenti ka mobilizuar 1500 ushtarë dhe 200 marins të cilët janë thirur për të mbrojtur godinat publike.

Situata në vend mbetet e tensionuar. Qeveria rrezikon të bjerë nga momenti në moment.

Deri më tani ajo reziston vetëm për të kaluar reformat e punës dhe të pensioneve, por mazhoranca gjithnjë e më shumë është e tensionuar, nga ana tjetër është edhe një president i akuzuar për korrupsion të cilin vendi nuk e dëshiron më.

[gallery]22436[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com