Një urë e autostradës që të çon nga aeroporti në stadiumin “Minerirao” të Belo Horizontes në Brazil, ku do të luhet një nga gjysmëfinalet është shembur duke zënë poshtë një autobus, një veturë dhe një kamion. Sipas ekipeve të emergjencës, deri më tani raportohen dy persona të vdekur dhe dhjetëra të plagosur ndërsa mendohet se shumë të tjerë gjenden nën rrrënoja.
Ura, në ndërtim e sipër, por e kalueshme prej disa kohësh, ndodhet në zonën e San Batistas dhe është e vetmja rrugë për ata që duan të shkojnë nga aeroporti në stadium, vetëm disa kilometra larg vendit ku po qëndron aktualisht përfaqësuesja argjentinase.

Policia dhe forcat zjarrfikëse po punojnë për të gjetur persona të tjerë poshtë gërmadhave si dhe shkaqet që çuan në shembjen e urës.

Në Belo Horizonte janë mbajtur deri më tani 5 ndeshje të Kampionatit Botëror, ndërsa javën e ardshme pritet të zhvillohet një ndeshje gjysmëfinale.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO