Bregasi: Rritja e çmimit të energjisë
në periudhën e pikut, e padrejtë

Bregasi: Rritja e çmimit të energjisë<br />në periudhën e pikut, e padrejtë
Komuniteti i biznesit kundërshton vendimin e Entit Rregullator të Energjisë për rritjen e cmimit të energjisë në periudhën e pikut. Presidentit të biznes Albania, Luan Bregasi, në një intervistë për televizionin News24 u shpreh se gjatë pikut kryhet një pjesë e procesit të prodhimit dhe rritja e cmimit shton koston për biznesin.

“Koncepti i cmimit pik, që është vënë për sipërmarrjen private, përveçse financiarisht është një ngarkesë shumë e madhe, por nga ana tjetër është një problem shumë i madh mënyra e matjes dhe e kontrollit të këtij çmimi pik në periudhat që i ka vendosur ERE. Nuk mund të ngresh cmimin e energjisë elektrike për biznesin në periudha të vështira ekonomike, sic kaluam në vitin 2011-të dhe sic pretendohet për shkak të krizës së eurozonës, të jetë edhe viti 2012-të”, u shpreh Bregasi. “Ne mendojmë që problemet që ka CEZ-i me operatorë të tjerë, shtetërorë apo privatë, probleme borxhesh të kaluara apo të tashme nuk mund të shkarkohen në kurriz të të tjerëve, në kurriz të sipërmarrjes vendase. CEZ-i duhet të realizojë kontratën që ka nënshkruar me shtetin tonë”, shtoi Bregasi.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor,  OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, OSBE: Shpresojmë që të respektohen kuotat gjinore