Në total në bregdet u regjistruan rreth 1200 biznese të reja për 8 mujorin, me një rritje prej 64% me bazë vjetore.
Sipas statistikave të ofruara nga QKR për periudhën 8-mujore vëmë re se në dy qytetet bregdetare, Saranda dhe Velipoja, numri i bizneseve të reja ishte në rënie. Përkatësisht në Sarandë u regjistruan rreth 9.5% më pak, ndërsa në Velipojë rreth 2.2%. Rënia më e fortë në qytetin e Sarandës i dedikohet edhe krizës në shtetin kufitar, Greqi.
Vlora ka shënuar rritje të fortë të bizneseve të reja të hapura, me 513 biznese për 8 mujorin. Shifrat e QKR-së tregojnë se në këtë qytet bregdetar, numri i bizneseve të reja ishte rreth 235% më i lartë e kjo mund të lidhet edhe me faktin se gjatë dy viteve të fundit, qeveria i ka kushtuar vëmendje të veçantë kësaj zone sa u përket investimeve publike.
Edhe në Durrës janë regjistruar 408 ndërmarrje të reja, pothuajse dyfishim në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë./MONITOR/
Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )