Bregdeti dhe zona e ulët me kthjellime, por vranësira në zona malore, parashikimi i motit për sot

Bregdeti dhe zona e ulët me kthjellime, por vranësira në zona malore, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Bregdeti dhe zona e ulët do të paraqiten me kthjellime, por vranësira të lehta do ketë zona malore deri pasdite, kur vranësirat pësojnë zhvillim duke sjellë shira afat shkurtër në gjysmën lindore ndërsa me kthjellime mbetet vetëm zona bregdetare. Këto kushte atmosferike mbeten deri në mbrëmje kur moti kthjellohet në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten me 3 gradë në vlerat minimale, por kostante mbeten temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 12°C mëngjesi deri në 31°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi perëndimor-jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa
Rrebeshe shiu dhe stuhi erë e breshëri dominojnë Europën Perëndimore dhe pjesërisht atë Veriore. Po ashtu me reshje shiu mbeten Brigjet e Detit të ZI. Ndërsa me kthjellime do të paraqitet gjithë pjesa tjetër e Europës, ku më të dukshme kthjellimet do jenë në Rajonin e Mesdheut.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit

Media franceze 'Quand Partir': Shqipëria shndërrohet në destinacionin evropian më trendi të momentit