TIRANE- Asnjëherë më parë, asnjë qeveri nuk ka dhënë me koncesion ndonjë terren apo hapësirë publike në perlën e turizmit shqiptar në jug të vendit. Vendimi i fundit i qeverisë i ka hapur rrugën një tjetër lloj skeme investimesh në bregdet duke operuar edhe në zhvillimin e bregdetit nëpërmjet koncesioneve. I vetmi projekt i adoptuar më parë nga qeveria ka qenë ai në bashkëpunim me Bankën Botërore për të krijuar një zhvillim të stabilizuar të bregdetit të jugut. Projekti “Menaxhimi i integruar dhe pastrimi i zonës bregdetare” financohet përmes një kredie të butë nga Banka Botërore, kontributit i qeverisë shqiptare me mbi 5 milionë dollarë, si dhe granteve nga Bashkimi Europian, qeveritë e Holandës, Austrisë e Japonisë, si edhe Fondi për Mjedisin Global.
Ky projekt kompleks ka katër komponentë dhe plani i zhvillimit i zonës bregdetare përbën një nënkomponent të tij. Prej afro pesë vitesh drejtor i këtij projekti ishte Jamarbër Malltezi i cili është dhe dhëndri i kryeministrit Berisha. Malltezi u vu në epiqendër të një skandali kur vetë Banka Botërore nisi të hetonte veprimet dhe urdhrat e tij në vitin 2009.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com