Bregdeti i Semanit mbulohet
nga plehrat dhe hidrokarburet

Bregdeti i Semanit mbulohet<br />nga plehrat dhe hidrokarburet
Bregdeti i Semanit në Fier, ditëve të fundit është ndotur në masë të madhe, me mbetje urbane e deri tek ato të hidrokarbureve. Këto mbetje kryesisht kanë ardhur nga vërshimet e lumenjve të zonave naftëmbajtëse të Roskovecit që derdhen në lumin e Hoxharës ose dhe  nga lumenjtë që derdhen nga fryrjet e lumit Seman apo Gjanica.

Kjo situatë është përsëritur edhe herë të tjera, pasi nga reshjet e dendura të shiut që shoqëruan këtë rajon një jave më parë, u sollën mbetje të shumta.

Mbetjet kanë ndotur plotësisht vijën bregdetare në këtë zonë, mbetje që shkojnë drejt Detit Adriatik. Kjo zonë ka resurse të mëdha natyrore duke u vizituar edhe gjatë stinës së dimrit, nga vizitorë vendas dhe të huaj.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë