TIRANË – Zëdhënësja e Qeverisë Majlinda Bregu ka deklaruar në orën 17:00 se pjesëmarrja e zgjedhësve në votim ka arritur në 43% vetëm dy orë para mbylljes së qendrave të votimit. Bregu iu përsëriti thirrjen qytetarëve shqiptarë që të shkojnë të votojnë për t'i dhënë fund sipas saj, "nekropolitikës".

Në orë 14: 30, Bregu bëri raportin e parë të pjesëmarrjes në votim, sipas të dhënave nga PD-ja. Ajo tha: "Pjesëmarrja e shqiptarëve në këto votime ka arritur në mbi 36% ose 3% më shumë se e njëjta periudhë në zgjedhjet e mëparshme dhe ajo konsiderohet e kënaqshme. Të dhënat paraprake tregojnë se në të gjithë Shqipërinë, pjesmarrja e votuesve ka shkuar mbi 36% ose 3 % më e lartë e krahasuar me të njejtën periudhë kohore të vitit 2009.
 
Partia Demokratike fton qytetarët shqiptarë të vazhdojnë të votojnë e të shprehin vullnetin e tyre të lirë. Gjithashtu, Partia Demokratike i bën thirrje forcave te tjera politike të sillen në mënyrë të përgjegjshme, dhe te presin me qetësi dhe durim verdiktin e sovranit,"- theksoi Bregu.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)