Bregu dhe Balla në një tryezë me
Forumin e Integrimit Europian‏

Bregu dhe Balla në një tryezë me<br />Forumin e Integrimit Europian‏
Kryetarja e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian Majlinda Bregu dhe deputeti socialist Taulant Balla kanë pritur në një takim në ambientet e kryesisë së Kuvendit Fondacionin e Integrimit Europian.

Në takim morën pjesë 30 ekspertë dhe studiues të cilët kanë si qëllim të kontribuojë në mënyrë cilësore në procesin e integrimit europian duke promovuar pjesëmarrjen e publikut dhe përmirësimin e zbatimit të politikave.

Gjatë takimit Bregu dhe Balla kanë vlerësuar iniciativën për krijimin e kërij forumi në rolin e përmirësimit të zbatimit të politikave që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Takimi u organizua me kërkesë të Forumit të Integrimit Europian, me qëllim njohjen e rolit, detyrave dhe funksioneve të KKIE si struktura më e lartë këshillimore kombëtare.

Integrimi Europian nxit dhe garanton bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe siguron rritjen e transparencës në vendimmarrjen për çështjet e integrimit.

Bregu-Balla njohën përfaqësuesit e forumit të Integrimit Europian për detyrat kryesore politike që do të ndërmeren gjatë perjudhës 2015-2016.

Ky forum është krijuar nga Fondacioni Soros në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë

Përjashtimi i 24 deputetëve demokratë nga Kuvendi, Sula: Ky vendim nuk na tremb për të vijuar betejën tonë