Bregu: Duhet të miratojmë reformën
të pastrojmë drejtësinë nga kriminelët

Bregu: Duhet të miratojmë reformën<br />të pastrojmë drejtësinë nga kriminelët
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, u shpreh në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, se PD duhet të miratojë reformën në drejtësi, për të spastruar sistemin nga kriminelët.
 
Sipas saj, PD nuk ka rrugë tjetër veçse të votojë reformën në drejtësi të enjten e 21 Korrikut. 

Bregu tha se filmat me diversantë nuk i sheh që kur ishte fëmijë, duke iu përgjigjur kështu edhe etiketimeve drejt deputetëve të PD që mund të votojnë reformën.
 
"Duhet të votojmë reformën në drejtësi. Nuk shoh asnjë gjë tjetër. filmat me diersvantë dhe diversantë ajrorë nuk i shoh që kur isha fëmijë. PD duhet të vazhdojë të ketë koalicion me shqiptarët, me atë të papunin që s'ka të drejtë të marrë të drejtën e tij, me atë gruan dhe njeriun që shkon para gjykatës e nuk merr drejtësi. Gjyqtarë e prokurorë të ndershëm kanë mbi supe njollën e korrupsionit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar", u shpreh deputetja e PD, Majlinda Bregu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar