Bregu-Fleckenstein: Në shkurt raporti
kërkuam dekriminalizimin e Parlamentit

Bregu-Fleckenstein: Në shkurt raporti<br />kërkuam dekriminalizimin e Parlamentit
TIRANË - Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu dhe Aldo Bumçi, u takuan sot në mesditë me eurodeputetin Knut Fleckeinstein, për ta informuar mbi zhvillimet politike në kuadrin e raportit që do të përgatisë për Shqipërisë e do të prezantohet brenda muajit shkurt.

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, pas takimit me Raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, u shpreh se “raporteri i Parlamentit Evropian do të paraqesë rapordin brenda muajt shkurt. Raporti për Shqipërinë është në misionin faktmbledhës të të vërtetave që nuk mund të fshihen poshtë qilimit të ngjarjeve dhe të situatës reale në Shqipëri. Kemi diskutuar me të për të gjitha pikat që janë brenda projektit- raportit me pesë pika, si dhe për mënyrën sesi shkelen të drejtave e njeriut, por thelbin i bisedës ishte dekriminalizimi i parlamentit, moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe të gjitha shkeljet që nuk kanë të bëjnë vetëm me parlamentin, por me të drejtat e qytetareve”.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!