Bregu fshikullon Bashën: Po lëmë
demokratët në rrugë, rindërtim PD-së

Bregu fshikullon Bashën: Po lëmë<br />demokratët në rrugë, rindërtim PD-së
Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar, Majlinda Bregu ka qenë sërish kritike ndaj lidershipit të PD, lidhur me bojkotin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Ajo tha se partia më e madhe e opozitës po kalon sot një situatë mjaft të rëndë, ndërsa theksoi se është detyrë e çdo demokrati që të rindërtojë PD-në.
 
Gjithashtu pas deklaratës së Bashës në mbledhjen e grupit se PD do ndjekë për 18 qershorin të njëjtin skenar si me Kavajën, duke paralajmëruar bllokimin e zgjedhjeve, Bregu thotë se nuk është kjo rruga që duhet të ndjekë opozita. Ajo theksoi se mosbindja civile e iniciuar nga Basha nuk e bën më të madhe PD-në.

Sipas saj, me këtë sjellje të PD-së, demokratët do të mbeten të papërfaqësuar në Kuvendin e ardhshëm. 

"Nuk e gjej me vend mospjesëmarrjen në zgjedhje. Nuk e shoh me vend që të heshtet përpara një situate, më të rëndën që po kalon PD. Nuk mund të hesht për bojkotimin e zgjedhjeve. Një frikë nuk mund të më ndahet, është frika se po i japim alibi Edi Ramës dhe mazhorancës që të mbretërojnë në një qetësi të pashoq në parlamentin tjetër.

Miqtë tanë ndërkombëtarë s'e kanë lënë vetëm PD-në as në 97-ën. Zgjedhjet që nuk zhvillohen nuk duhet të konsiderohen fitore, siç është rasti i Kavajës. S'e gjej me vend që ne të jemi ata që ata i lënë qytetarët në një klimë tensioni.

Kam frikë se, dalja, vazhdimi i mosbindjes civile jashtë institucioneve nuk e bën PD-në më të madhe. Ky shqetësim nuk është vetëm i imi, është halli i atyre demokratëve sot që do të mbeten të papërfaqësuar në Parlamentin e ardhshëm.

18 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh, nuk mund të trajtohet sikur të jetë 29 nëntori i Enver Hoxhës. Pas kësaj situate detyra kryesore e çdo demokrati është rindërtim i PD-së. Nuk mund t’i lëmë shqiptarët në një klimë tensioni"
, tha Bregu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)