Bregu: Gafë refuzimi i McAllister 
Basha: Paketa ishte ide e Ramës

Bregu: Gafë refuzimi i McAllister <br />Basha: Paketa ishte ide e Ramës
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i mbledhur pasditen e kësaj të diele për të vendosur lidhur me skenarin politik të opozitës, është shoqëruar me debate mes Lulzim Bashës dhe deputetëve. 

Kanë qenë jo të paktë deputetët të cilët kanë shprehur rezerva për aksionin politik të kryedemokratit siç është bojkoti i zgjedhjeve. 

Në replikat e zhvilluara sot mes kryetarit të opozitës Basha dhe deputetes Majlinda Bregu ka dalë në pah një element që zbulon dhe thotë shumë për tërheqjen e liderit të opozitës nga ‘oferta bujare’ e negociatorëve gjermanë.

“Ka qenë një gafë që nuk e pranuam propozimin e McAllister”, i ka thënë Bashës deputetja Bregu.

Atë propozim ma kishin bërë dy javë më parë këshilltarët e Ramës", i është përgjigjur Basha. Ndërsa ka vijuar: "Kam vlerësuar parimet e propozimit të David McAllister, por jo formulën. Mbi këto parime duhet të operohet e të shkohet drejt një zgjidhjeje”, ka thënë Basha.

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka qenë një kritike e fortë e Lulzim Bashës.

Pas mbledhjes së sotme të grupit parlamentar, Bregu ka thënë se PD është në një situatë mjaft të rëndë dhe nevojitet rindërtimi i saj nga vetë demokratët. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)