...
Në takimin e parë pas progres raprotit të KE-së, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, deputetja demokrate Majlinda Bregu tha se hapja e negociatave për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian nuk mund të mos ketë një afat.
"Hapja e negociata me Shqipërinë nuk mund të jetë një garë pa kohë. Nëse mbetet në gjendje pezull ky vendim mund të krijojë më shumë destabilitet, politikanët do të përqendrohen drejte interesave personale, duke u përqendruar tek klientelizmi. Kushtëzimi duhet të ketë afate kohore dhe monitorim më të rreptë", - tha Bregu.
Ish-ministrja e Integrimit përmendi në fjalën e saj edhe sulmet terroriste të së premtes në Paris, ku tha se ndarja me Evropën na ndan burokracia, pasi dhimbja për këto kërcënime vdekjeprurëse është e përbashkët.
"Është dhimbje e përbashkët dhe këtu nuk ka rëndësi nëse je vend i be, anëtar apo që ka hapur negociatat, Evropa po përjeton një dimendion të ri. Prej të premtes as në kuptimin gjeografik e as historik, nuk ka më Evropë statike. Fatkeqësi që na duhet një tronditje e madhe për të kuptuar se na bashkon ndjenja dhe na ndan burokracia. Ka ardhur koha për zgjerimin e Bashkimit Europian për më shumë siguri. Zgjerimi i BE duhet të jetë politikë e brendshme e Brukselit dhe jo e jashtme. Prej së premtes përgjumja i ka pasojat të qarta dhe më mirë të shkundemi të gjithë bashkë. Askush nuk shpreson që çmenduria e ISIS do të zbehet vetvetiu, të gjithë presin që do të ketë vendime kundër terrorizmit ", - u shpreh Bregu.
Në nisje të mbledhjes së Këshillit, u mbajt 1 minutë heshtje në nder të 219 viktimave të sulmit terrorist në Paris.
I pranishëm në këtë takim ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Negociatave të Anëtarësimit në KE, Christian Danielsson.
Ministri i ri i Drejtësisë Ylli Manjani, i pranishëm në këtë tryezë tha se progres raporti i Komisionit Evropian për ecurinë e Shqipërisë gjatë vitit 2015 është më realisti që ai ka parë dhe se do të jetë "Bibla" e punës së tij në të ardhmen.
Manjani: Marrja e detyrës së ministrit përkori me daljen e progres raportit, cka dnikon dhe në organizimin e punës. Raporti është gjëja më realiste që kam parë, ai raport është bibla e punës sime si Ministër i Drejtësisë. cka do përkthehet në një plan shumë agresiv pune. Mbeten i bindur që kemi shumë punë për të bërë, por ajo që besoj vetëm KE pret nga ne që të biem dakord për disa ndryshime kushtetuese sepse duhet t'i paraprijnë ndryshimeve të thella në reformën në drejtësi, pa këto ndryshime kushtetuese nuk kemi reformë të thellë. Të ndryshojmë kushtetutën dhe të bëjmë gjithë kuadrin ligjor. Nuk duhet të kemi as nostalgji, unë mbetet njeri besnik i debatit, jam i gatshëm ta ushtroj këtë detyrë edhe brenda këtij kuadri. Nëse duam të marrim një ftesë për të çelur negociatat duhet të kuptojmë që ndryshimet kushtetuese duhet t'i bëjmë.
Bregu: Ne kërkojmë që të ecni vetëm në bazën e kësaj axhende.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)