Bregu: Integrimi
në BE varet nga BE

Bregu: Integrimi<br />në BE varet nga BE
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në një prononcim për mediat është shprehur se deri në pranverë Shqipëria do t’i përmbushë 12 kriteret e vëna nga Komisioni Europian. Nëse Shqipëria do e marrë apo jo statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, Bregu është shprehur se varet nga axhenda e BE-së.

“Do të jetë këshilli i qershorit apo shtatorit që do të vendosë në axhendë shqyrtimin e statusit nuk jua them dot. Në momentin që Shqipëria tregon se po realizon detyrimet, atëherë gjithçka është mirë. Sot nuk janë më 12 rekomandime por janë 10. Një nga rekomandimet është lufta ndaj korrupsionit, një tjetër lufta ndaj krimit të organizuar dhe një tjetër për shembull trajtimi në burgje. Këto të fundit nuk janë rekomandime që ezaurohen me afate kohore, por duhet treguar gatishmëri për t’i adresuar”, ka thënë Bregu.

Bregu u shpreh gjithashtu, se maxhoranca e plotësoi një nga kriteret e BE, duke votuar Avokatin e Popullit, të propozuar nga PS.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat

Mero Baze: Për të gjithë demokratët që po mërziten me Berishën për listat