Bregu kujton Olldashin:Bëjmë
politikë kryetarësh

Bregu kujton Olldashin:Bëjmë<br />politikë kryetarësh
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu nuk ka qenë shumë e ndryshme në mendim me kolegun e tij socialist, Ben Blushi.

Për të, politika e kryetarëve që nuk lejojnë demokracinë e brendshme, dëmton sistemin. “Nuk kishin marrë peng vetëm parlamentin apo maxhorancën deputetet me të kaluar kriminale. As ata që drejtojnë bashki sot dhe do të preken nga ky ligj, s’kanë marrë peng bashkitë e pushtetin lokal. As ata që janë në administratë s’kanë marrë peng administrimin e këtij vendi. Jo. Por të gjithë bashkë, së pari nga kryetarët e këtyre partive që u investuan fort për ta lidhur krimin me politikën, kanë marrë peng politikën. Ose më saktë besimin te politika”,-tha Bregu.

Ajo kujtoi në parlament, Sokol Olldashin dhe fjalimin e tij të fundit në atë foltore, që ishte pikërisht për dekriminalizimin. “Kaloi në heshtje gati edhe blerja e votave në Korçë, dy muaj pasi kishit ardhur ju në pushtet. Ju kujtohet besoj fjalimi i fundit i Sokol Olldashit kur tha këtu ka vend ose për ne ose për kriminelët. Të dyja palët bashkë nuk mund të rrinë”-u shpreh deputetja Bregu.

Ajo vijoi argumentin e saj të kryetarëve të partive, të cilët i konsideron fajtorë të kriminalizimit të parlamentit. “Dekriminalizimi është vetëm një problem. Pasojë e konsolidimit të të bërit politikë kryetaresh. Kryetari dhe partia sigurisht që e kanë në dorë verifikimin e figurave politike që promovojnë. Dhe siç ju vishen fitoret po aq dhe përgjegjësitë duhet t’i mbajnë pa u tut.

Dhe në fakt kot të themi se morfologjia e liderit të një partie, është problem sistemi. Është së pari çështje personaliteti. Ka lider autoritarë që nuk pyesin askënd dhe marrin vendime në kokë të tyre, ka dhe lider që nuk marrin vendime hiç”- tha Bregu. Mes të tjerash, ajo shtoi se dekriminalizimi nuk është detyrë e Brukselit, por nevojë e sistemit tonë. Majlinda Bregu u shpreh gjatë fjalës së saj, se dekriminalizimi i parlamentit, është një histori vetëm shqiptare dhe e pa ngjarë më askund tjetër.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas