Bregu në Bruksel: Integrimi, furçat
nuk na ndihmojnë duhen reforma

BRUKSEL - Majlinda Bregu në cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit e njëkohësisht ish-ministre e Integrimit në qeverinë Berisha, në mbledhjen e Këshilli të Stabilizim Asocimit në Bruskel ka vënë në dukje 4 probleme në Shqipëri.
 
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bregu shkruan se çfarë ka theksuar në takimin e sotëm, duke thënë se deklaratat furce nuk e ndihmojnë Shqipërinë për në BE.
 
 Duke u ndalur tek reforma në drejtësi, tentativat për manipulim të zgjedhjeve apo edhe situata në rajon, ku sipas Bregut Rajoni ka nevojë për një qasje të parashikueshme drejt BE.

Statusi i plotë i Majlinda Bregut në Facebook
 
“Sot ne Bruksel per Takimin e 7-te te Keshillit te Stabilizim Asocimit ku theksova se:
1. Reforma ne drejtesi nuk behet pa kryer procesin e dekriminalizimit. Nuk mund te votojne per nje drejtesi te pavarur deputetet me precendete kriminale.
2. Zgjedhjet e 21 qershorit, incidentet, skema te manipulimit duke shtuar listat e votuesve me zgjedhes qe nuk jane banore te nje njesie zgjedhore duke shtuar ne menyre artificiale listat sic ndodhi ne Durres, apo perdorimi i administrates publike minojne pa nisur standartin e zgjedhjeve.
3. Shqiperine ne rrugen e saj drejt BE nuk e ndihmojne deklaratat “furça” per ” progres te dukshem dhe “gjithperfshirja eshte e nevojshme dhe ne shpresojme qe palet te gjejne gjuhen e kompromisit”, kur te vertetat per kompromisin tone afatgjate te munguar politik jane me kokforte se cdo deklarate.
4. Si ne rastin e krizes politike ne Maqedoni e cila nuk nisi sot,- as rastesisht para protestes opozitare pati nje situate alarmante ne Kumanove, as moszbatimi i marreveshjes se Ohrit prej 2001 nuk ndodhi papritur kete muaj,- rajoni ka nevoje per qasje te parashikueshme drejt Be duke forcuar mesazhet se vetem sundimi i ligjit dhe vullneti politik per reforma i ben vendet tona me demokratike.”

BREGU

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A

Interi propozon shkëmbimin e Kristjan Asllanit me talentin e Serie A