Bregu në Korçë: Taksat e Ramës
si të Robin Hudit

Bregu në Korçë: Taksat e Ramës<br />si të Robin Hudit
KORÇË - Ministrja e Integrimit,Majlinda Bregu, nga Korça, ku ka zhvilluar një takim me gratë demokrate, ka akuzuar kreun e opozitës,Edi Ramën, se me anë të taksës progresive,që ju premton çdo ditë shqiptarëve, kërkon të rikthejë kohën e Robin Hudit. Sipas saj, kjo taksë që premton opozita, është taksa më e dështuar sot në botë. Ajo ka akuzuar gjithashtu kreun e selisë rozë se nuk është dhe nuk do të jetë kurrë një shtetar.

“Po dëgjoni një debat për taksën progresive: sa ka qënë e sa do rritet. Me sa kam dëgjuar unë mbrëmë, nuk hezitoj të them se nuk kam parë portret më të shëmtuar të një njeriu që nuk di dhe nuk do të mësojë kurrë të jetë shtetar. Nuk mund të ketë një njeri, i cili ta përbuzë dhe ta urrejë shtetin, siç e përbuz dhe urren Edi Rama. Nuk ka gjë më të mirë se ne të gjithë bashkë, ta shkëpusim veten nga kultura e varfërisë, nga kultura e mizerabilitetit, nga kultura e pisllikut, e intrigantit. Gjëra, të cilat në një politikë tjetër, ku si në kohën e Robin Hudit, taksohet shumë ai që ka shumë dhe më pak, sipas propagandës socialiste, por që është taksa më e dështuar sot në botë, ai që fiton më pak".

"Ne prishim një sistem të tërë, i cili ka rezultuar si një sistem efikas. Unë nuk di të ketë një njeri me përçartje më të madhë kur flet,për t’ju shpjeguar dhe thënë njerëzve,që unë kam nevojë për votën tuaj.Ne nuk është nevojë që të shpikim politika madhore për t’ju thënë njerëzve na votoni,jo zonja jo zotërinj.Ne jemi të vërtetë se jemi këta që jemi.Ne nuk mund ta bëjmë Shqipërinë me shkopin magjik,ashtu si nuk u bë gjatë qeverisjes së socialistëve.”

Duke u ndalur tek pjesmarrja e grave në politikë.Bregu ka nënvizuar se Partia Demokratike është e vetmja që e ka respektuar ligjin për barazinë gjinore.Sipas znj..Bregu, kryetari i Partisë Socialiste,ndërsa sot premton punësim për gratë,para dy vjetësh e nisi fushatën me sulm ndaj tyre.

“Jo më kot para dy vjetësh i vetmi sulm me të cilin kryetari i partisë socialiste nisi fushatën e tij të përmbajtjes, ishim ne të parat,gratë. Nuk sulmoi asnjë burrë,i niste dhe i linte përgjysëm betejat me burrat, në qëndër të sulmit ishin gratë.Duke marrë parasysh se sot ka guximin të flasë për vëmendje ndaj grave,të flasë për punësim,për shkatërrim të sistemit fiskal,për heqje të sigurimeve shëndetësore,që unë nuk e di si do ta mbajë në këmbë shtetin,duke I shkatërruar të gjitha.Ka një element për t'i dhënë përgjigje. Zotëri, në një vend, sikurse në çdo vend tjetër të botës, ka krime, ka ngjarje të shëmtuara, ka vrasje.Ndodhin kudo,cështja është sa besim ke për t’i denoncuar dhe reaguar.”

Në këtë takim me gratë demokrate të Korcës,Ministrja ,Bregu ishte e shoqëruar dhe kryetarja e Lidhjes së Gruas demokrate,Albana Vokshi.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia

'Daily Express': Shqipëria, vendi i vogël evropian më i bukur se Greqia dhe Kroacia