Bregu: PD s'mund të kërkojë dialog
kur SHBA thotë se propozimi s'vlen

Bregu: PD s'mund të kërkojë dialog<br />kur SHBA thotë se propozimi s'vlen
Deputetja e PD, Majlinda Bregu i kërkon lidershipit demokrat, Lulzim Basha ta sfidojë kryeministrin Edi Rama me një propozim konkret të reformës në drejtësi, të pranuar nga SHBA. Ajo shkruan në rrjetin social Facebook se PD opozita s'mund të kërkojë konsensus me mazhorancën në një kohë kur SHBA-të thonë se propozimi është i papranueshëm.

"Unë mendoj se Kryeministri po tallet me shqiptarët! Propozimi i tij i "ri" dje është një provokim ekstrem ndaj opozitës dhe qëndrimi ynë s'mund të jetë kaq pasiv. Ne s'mund të vazhdojmë të kërkojmë konsensusin e Edi Ramës ndërkohë që SHBA përmes ambasadorit Lu na thotë: propozimi është i papranueshëm. Ne s'mund të lejojmë që kjo tallje e re e Kryeministrit të vazhdojë si avaz i ri i këngës të vjetër, ndërkohë që edhe më i durueshmi nga të gjithë ambasadori amerikan u shpreh i lodhur me të gjithë dhe refuzues ndaj talljes së Edi Ramës! Në këto kushte, ne duhet ta sfidojmë Kryeministrin me një propozim konkret dhe të pranueshëm nga SHBA", shkruan Bregu.

Me jo pak ironi, ish-ministrja e Integrimit thotë kjo do të ishte një mundësi për të shpëtuar edhe dy kryetarët nga murosja, duke iu referuar deklaratës së Lu. "Me këtë rast shpëtojmë nga "murosja" edhe dy krerët e Partive dhe shpëtojmë edhe ne nga një legjendë e re Rozafe brenda mureve të Pallatit të Kongreseve...", përfundon Bregu. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)