Bregu për Ramën: Bllokoi tre
ligjet, s’krahasohet me Berishën
Në profilin e saj në Facebook ministrja Bregu ka reaguar për intervistën e djeshme të Ramës në "Tv Ora News". Bregu akuzon Ramen se për 211 ditë, ka bllokuar tre ligjet që duhen për integrimin në BE dhe realizimin e prespektivës europiane të gjithë shqiptarëve.
Në profilin e saj në Facebook ministria Bregu ka reaguar për intervistën e djeshme të Ramës në Tv Ora News. Bregu akuzon Ramen se për 211 ditë, ka bllokuar tre ligjet që duhen për integrimin në BE dhe realizimin e prespektivës europiane të gjithë shqiptarëve, duke shtuar se ai nuk ka të krahasuar me Kryeministrin Berisha që po bën gjithçka për integrimin.
“Mbrëmë në ORA News, Edi Rama bëri pyetjen "A e dini se çfarë shkatërrimi ka sjellë kjo politikë?" Atëherë, nëse Edi Rama dëshiron të dijë për politikën shkatërruese, mjafton të shohë veten në pasqyrë. Sepse për 211 ditë, Rama ka bllokuar tre ligjet që duhen për integrimin në BE dhe realizimin e prespektivës europiane të gjithë shqiptarëve. Çdo herë që Kuvendi është mbledhur gjatë këtyre 211 ditëve, Ramës i është kërkuar të lejojë votimin e tre ligjeve, por çdo herë ai ka refuzuar. Madje, vitin e kaluar ne na u dha statusi i vendit kandidat, por Rama, me bllokimin e tij, bëri ç’mos t’i mohonte Shqipërisë dhe shqiptarëve këtë status.
Dhe kur e pyetën mbrëmë se pse po i bllokon tre ligjet, Edi Rama nuk mundi as të trillojë një justifikim, sepse edhe alibitë e pakuptimta për sjelljen e tij shkatërruese i kanë mbaruar.
E megjithatë, Edi Rama vazhdoi të mos u japë qytetarëve një shpjegim se pse u ka mohuar miliona euro investime të BE-së dhe mijëra vende pune që vijnë me integrimin. Rama refuzoi sepse nuk ka as moral dhe as ndonjë arsye domethënëse për të kundërshtuar. E gjitha ajo çka thotë Edi Rama janë justifikime të paarsyeshme, të trilluara në sallonin e tij mavi. Por tani është mëse e qartë se Rama, paturpësisht vazhdon të bllokojë tre ligjet me të vetmin qëllim: që të pengojë integrimin në BE. Edi Rama ka vetëm një shqetësim dhe një qëllim të vetëm: veten e tij dhe luftën për pushtet në Partinë Socialiste.
Kështu, ndërkohë që Edi Rama vazhdon bllokimin, qytetarët presin. Ndërkohë që Edi Rama vazhdon politikën shkatërruese, ëndrrat europiane të qytetarëve mbahen peng.
Ja pra cili është njeriu që kërkon të bëhet kryesministër, që s’ka të krahasur me kryeministrin Berisha, që ka bërë gjithçka që proçesi i integrimit të vijojë sukseshëm drejt integrimit europian. Dhe nuk do të reshtim deri sa Shqipëria të jetë anëtare e plotë e Bashkimit Europian dhe deri sa qytetarët të kenë të gjithë zhvillimin dhe të mirat që vijnë bashkë me të.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.9%
-
PD
13.3%
-
Partitë e vogla
20.8%
Vota total: 1402
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëme të mëdha nga moti i keq/ Alarmi i kuq për Toskanën, rajoni përfshihet nga përmbytje masive
14 Mars, 22:47
-
Dashnor Sula u tërhoq nga koalicioni 'Shqipëria Bëhet', reagon Lapaj: Patëm mosdakordësi
14 Mars, 22:41
-
Gjykata jep vendimin, 1 muaj burg për Millorad Dodik dhe dy liderët e tjerë të Republikës Sërpska
14 Mars, 22:24
-
SHBA heton protestat e studentëve në Columbia për luftën në Gaza/ Departament i Drejtësisë: Shkelje të ligjeve të terrorizmit
14 Mars, 22:21
-
E rëndë në Vlorë, nëna e dehur përplas foshnjën 5 muajshe në tokë, shoqërohet në polici
14 Mars, 22:10
-
Sali Berisha, si e përdori funeralin e Azem Hajdarit për të pushtuar RTSH-në! Atë ditë më morën peng! Dëshmia e Martin Lekës në Esencë
14 Mars, 21:55
-
Basha prezanton kandidatin në zonën e Saukut: Shëndetësia prioritet absolut, thjeshtëzim i procesit të kthimit dhe kompensimit të pronës
14 Mars, 21:47
-
‘E kam kërkuar online’ / I komentojnë për pallton në inaugurimin e 'Tunelit të Murrizit', Rama: Të kanë ushqyer bretkosat e kënetës, e kam blerë para 20 vitesh
14 Mars, 21:30
-
Ish- zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit
14 Mars, 21:16
-
Beogradi në këmbë, sudentët kundër Vuçiçit, kërkohet dorëheqja e presidentit
14 Mars, 21:14
-
Në çfarë rrethanash mund t’i hiqet karta e gjelbër një banori të përhershëm?
14 Mars, 20:59
-
Viktor Orban: Përparësi në zgjerimin e BE-së duhet t’i jepet Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Malit të Zi, jo Ukrainës
14 Mars, 20:45