Teksa Majlinda Bregu fliste pas mbledhjes së grupit se PD duhet të riformohet,  deputetja Albina Deda, një mbështetëse e Bashës ka kaluar aty pranë dhe ka ngritur lart dy gishta.
 
Si duket ajo nuk i kanë pëlqyer kritikat ndaj liderit të saj dhe ideja për riformimin e PD, e për këtë arsye  si “kundërpërgjigje” ka ngritur 2 gishtat lart.
 
Deda njihet për një përkrahëse e flaktë e linjës së ashpër të PD.
 
Më herët ajo ka shkruar dhe një status të çuditshëm, ku  pas zgjedhjes së presidentit Trump u falënderonte Berishën apo edhe statusin e urimit të ditëlindjes së vajzës duke e lidhur me protestën e opozitës.

bregu albina deda
(Albina Dede ngre dy gishtat lart pas krahëve të Majlinda Bregut teksa kritikonte PD)


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)