Bregu:Po të jetë PD e besueshme
s'ka para droge që na merr peng

Bregu:Po të jetë PD e besueshme<br />s'ka para droge që na merr peng
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka thumbur sërish Lulzim Bashën, lidhur me bojkotin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. 

Në Ditën e Europës, 9 maj, Bregu ka postuar një shkrim të gjatë në Facebook, ku sërish kritikon vendimin e Bashës për të lënë opozitën jashtë zgjedhjeve.

Gjithashtu deputetja demokrate poziciohet edhe kundër paralajmërimeve të opozitës për të destabilizuar vendin në protestën e 13 majit dhe ditës së zgjedhjeve në 18 qershor.   

Thumbi i radhës i Bregut: Po të ishte PD alternativë...
Majlinda Bregu shkruan se nëse opozita ndërton një alternativë të besueshme, nuk ka para droge dhe krimi që mund të mbajë peng të ardhmen e shqiptarëve. 

“Nuk besoj as se shqiptarët dhe e ardhmja e tyre kanë nevojë për radikalizime kanosëse të gjuhës apo veprimit. Jo! Ne kemi nevojë për Radikalizim të Shpresës. Ne na duhet veç shpresë! Shpresa është ajo që bashkon Europën sot. Shpresa të bën të kapesh pas të ardhmes dhe jo të mbahesh pas së shkuarës! Kjo e ardhme nuk ka sesi të mos jetë e lidhur me Partinë Demokratike. 

Ajo çeli rrugën e këtij vendi drejt Europës që sot nuk mund të ngelet një ndjesi pritjeje pambarim. Nëse punojmë fort dhe ndërtojme një alternative shpresëdhënëse, nuk ka para droge e krimi që mund të mbajë peng të ardhmen europiane të shqiptarëve
”, shkruan Bregu në Facebook. 

'Kundër rrugëve që sjellin radikalizim'
Gjithashtu, deputetja e PD shprehet edhe kundër paralajmërimeve të opozitës për të destabilizuar vendin. 

"E duam Shqipërinë si gjithë Europa është ende një e ardhme e ngelur në mes të rrugës. Unë nuk I besoj rrugëve që s’të nxjerrin në asnjë rrugë të hajrit.

Nuk besoj as se shqiptarët dhe e ardhmja e tyre kanë nevojë për radikalizime kanosëse të gjuhës apo veprimit. Jo! Ne kemi nevojë për Radikalizim të Shpresës. Ne na duhet vec shpresë!"
, shkruan ndër të tjera Majlinda Bregu.

Ditët e fundit Majlinda Bregu ka qenë jo pak kritike ndaj lidershipit demokrat i cili vendosi bojkotin dhe mosregjistrimin e PD-së dhe të partive të tjera opozitare në zgjedhjet e 18 qershorit.

Bregu tha dy ditë më parë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se bojkoti i zgjedhjeve nuk është fitore. Sipas saj, PD ka lënë në rrugë qindra e mijëra votues demokratë. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur

Makinat përplasen ‘kokë me kokë’ në aksin Fushë-Krujë-Thumanë, një nga mjetet përfundon mbi barrierë! Një i plagosur