Bregu: Rama hesht për 3 ligjet,
sepse është fajto

Bregu: Rama hesht për 3 ligjet,<br />sepse është fajto
TIRANË – Majlinda Bregu, ministrja e Integrimit, ka dalë sot në një konference shtypi për të bërë public faktin se kreu I PS-së, Edi Rama, edhe pas miratimit të tre ligjeve të integrimit, vazhdon të heshtë. Sipas saj, “Rama hesht sepse është fajtor. Eshtë fshehur pas murit të bllokimit që ndërtoi me duart e veta, sepse ai e di shumë mirë se nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara shqiptarëve për bllokimin që u bëri tre ligjeve, pa dhënë asnjë argument konkret e bindës. Sepse, dhe ai e di tashmë që shqiptarët e dijnë të vërtetën e madhe, se ai e bllokoi statusin për më shumë se 230 ditë, vetëm e vetëm për interesa të karriges së tij personale.
 
Rama e di se nuk ka sy e faqe t’u dalë përpara studentëve që u mohoi me dhjetra bursa, nuk mud t’u dalë përpara bizneseve që u mohoi me dhjetra mundësi investimi, nuk mund t’u dalë përpara fermerëve që u mohoi me dhjetra mundësi kreditimi.
 
Rama ka rishpikur slogane kubaneze për shëndetësine falas, por ai u mohoi me dhjetra bursa të BE-së infermiereve dhe doktorëve shqiptarë. Rama flet me slogane boshe për rendin dhe sigurinë, ndërkoi që blloi amendamentet për ashpërsinë e Kodit Penal, për krimet e rënda. Rama flet me slogane boshe për ekonominë, thote se do falë gjobat pas 1 marsit, dhe ndërkohë që kishte në dorë t’i jepte hapësirë dhe frymarrje biznesit me votimin e amnistisë fiskale, sërish nuk e bëri. Sepse për Ramën bllokimi është kthyer në sindromë të pashërueshme. Fatkeqësisht, ai është kthyer në një faturë të shtrenjtë për të gjithë shqiptarët dhe cilësinë e jetës së tyre. Tashmë një gjë është e sigurtë: pa bllokimet e njëpasnjëshme të Ramës shqiptarët do të jetonin më mirë dhe do të ecnin edhe më përpara. Ne jemi të ndërgjegjshëm që nuk e shërojmë dot Edi Ramën nga sindroma e bllokimit, por ne e detyruam atë, edhe pse me vonesë, t’i votojë tre ligjet”.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët

Mahmutaj për Report Tv: Gjyqtarja Fetahu e lidhur me bandën e Çelës, porositi vrasjen e një gazetari! Zgjodhi rrugën më të pisët