TIRANE- Një ditë pas votimit të 3 ligjeve të integrimit, Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka akuzuar kreun e Partisë Socialiste se nuk ka shfaqur aspak entuziazëm për këtë arritje. Në një dalje për mediat, Bregu tha se “me miratimin e këtyre ligjeve vendi është një hap më pranë integrimit në BE”.
Duke e akuzuar kreun e PS-së për bllokimin e miratimit që më herët të 3 ligjeve, Bregu tha se “aq e fortë është sindroma e bllokimit tek Edi Rama, sa që nuk e përmendi fare votimin e tre ligjeve, nuk pati asnjë cicërimë, asnjë “Twitter”, as dy rreshta”.
Më tej Bregu tha se “Rama i detyroi deputetet e tij të pengonin reformat e amnistisë fiskale, që do t’i jepnin mundësi bizneseve të integrohen në tregjet ekonomike, po kështu votimi i amnistisë do të rilindte ekonomikisht shumë njerëz dhe do mundësonte punësimin e tyre”.
“Aq e fortë është sindroma e Edi Ramës, sa që vetë thotë se do të falë gjobat, e vetë nuk i la deputet ta votojnë këtë gjë”, vijoi Ministrja e Integrimit.
Duke e vlerësuar miratimin e tre ligjeve të integrimit, Bregu tha se vendi tashmë është shumë pranë realizimit të ëndrrës europiane të anëtarësimit në BE.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com