TIRANË – Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka reaguar sot ndaj mosvotimit të tri ligjeve në parlament, nga grupi i deputetëve socialistë.

“Rama nuk e ka vlerësuar asnjëhëre votimin e tri ligjeve si kusht për marrjen e statusit kandidat”, - tha ajo.- “Ai ka marrë mbi vete përbuzjen dhe neverinë e të gjithë qytetarëve shqiptarë, që janë privuar nga miliona dollarë investime e bursa studimi.

Sot e kësja dite ai ka vendosur të mos i votojë ato ligje dhe kjo damkë e zezë do ta ndjekë. U bënë 210 ditë që ai vepron kundër interesave të qytetarëve shqiptarë.

Shqiptarët e kanë të qartë se rruga e tyre dhe e Edi Ramës nuk puqen. Ata duan të ecin para. Grupi i PD-së është i vendosur të mblidhet çdo ditë për të votuar tre ligjet”, - përfundoi Bregu.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)