Bregu: Sinjal pozitiv, 2018 shans
i madh për çeljen e negociatave 

Bregu: Sinjal pozitiv, 2018 shans<br />i madh për çeljen e negociatave <br /><br>
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu në një intervistë për Report Tv duke komentuar vizitën e kryeministrit Rama dje në Bruksel, shprehet se sinjalet janë pozitive që të hapen negociatat në vitin e ardhshëm. Bregu deklaron se viti 2018 është kufiri i domosdoshëm për çeljen e negociatave me BE, ndërsa kërkon një qëndrim kombëtar të unifikuar shumicë-opozitë për çështjen e integrimit të Shqipërisë. “Besoj se dje kishte një sinjal që ishte pozitiv, të paktën në deklaratën e Presidentit të KE, pasi artikuloi mundësinë në 6 mujorin e ardhshëm për negociatat.

Duke filluar nga qershori i vitit të ardhshëm do të ketë një vendimmarrje, por varet nga propozimi i komisionit në Prill. Unë uroj që të jetë sa më shpejt dhe të mos zgjatet dhe shtyhet në kohë, pasi do e bënte më të pamundur çeljen e negociatave.

Besoj se 2018 ka shanset më të mëdha, në 2019 situata vështirësohet pasi PE ka zgjedhjet, por edhe vende të tjera, lëvizjet populiste janë zgjeruar vitet e fundit. 2018 është viti në të cilin shanset janë maksimale. Nuk parashikoj dot asgjë, por viti 2018 është kufiri i domosdoshëm. Është shumë vonë por nuk duhet të vonohet më.

Sot duhet të ketë një qëndrim kombëtar për çeljen e negociatave. Nuk kanë pasur politikë më të egër edhe vendet e tjera, por vendosën që në një moment përsa i përket integrimit qëndrimi të ishte i unifikuar në parlament dhe në deklarata, kjo është e domosdoshme në Shqipëri” deklaroi ish-deputetja e PD.

Ish-ministrja e PD: Opozita e dobët
Bregu shprehet se hapja e negociatave është edhe në interesin e opozitës, pasi qeveria do të ketë një monitorues të fortë. “Qeverinë nuk dihet se kush do e monitorojë, ka një opozitë të dobët që nuk bën dot presion, ka një media që gjysmën e ka blerë dhe tjetrën nuk e përfill, shoqëria civile varet nga fondet dhe drejtësi nuk ka. Ky do të jetë problemi më i madh për shqiptarët. Prandaj shikoj të domosdoshëm që ky proces të mos ndalet më. Do të thotë përgjegjësi që konkretizohen me afate” tha ajo.

Ish-ministrja nuk shikon asnjë problem te deklaratat ‘kërcënuese’ të Ramës se nëse nuk BE nuk hap negociatat Shqipëria është ekspozuar ndaj rrezikut rus. “Nuk shoh asnjë problem në këtë deklarim, por ajo që do të doja të dëgjoja më shpesh do të ishte raportimi për seriozitetin që marrim zbatimin e angazhimeve” përfundoi Bregu. 

Intervista e Majlinda Bregut për REPORT TV
Presidenti i KE foli dje me nota pozitive për hapjen e negociatave?
Kanë qenë disa deklarata dje që japin një shenjë optimiste për çeljen e negociatave dhe tone të tilla do të vijojnë kur të përgatitet raporti vitin e ardhshëm. Do të duhen shifra bindëse për luftën kundër korrupsionit, krimit, performanca ekonomike, apo administrata publike.

Besoj se dje kishte një sinjal që ishte pozitiv, të paktën në deklaratën e Presidentit të KE, pasi artikuloi mundësinë në 6 mujorin e ardhshëm për negociatat. Duke filluar nga qershori i vitit të ardhshëm do të ketë një vendimmarrje, por varet nga propozimi i komisionit në Prill, por jo më shpejt.

Unë uroj që të jetë sa më shpejt dhe të mos zgjatet dhe shtyhet në kohë, pasi do e bënte më të pamundur çeljen e negociatave, e cila në vetvete do të kërkojë shumë vite.  Besoj se 2018 ka shanset më të mëdha, në 2019 situata vështirësohet pasi PE ka zgjedhjet, por edhe vende të tjera, lëvizjet populiste janë zgjeruar vitet e fundit. 2018 është viti në të cilin shanset janë maksimale.

Duke u ndalur te korrupsioni dhe krimi nuk janë zgjidhur në 6 muaj.....
Nuk pret njeri që të zgjidhim problemet në 6 muaj. Monitorimi ka filluar nga momenti që një raport dorëzohet deri në vitin tjetër, pra mbi një vit. 5 prioritetet janë vendosur këtu e 4 vite më parë, prandaj nuk pret njeri ndryshime kolosale në 6 muaj, por sinjalet e para të veprimit nga fjalët. Vettingu dhe Reforma në Drejtësi janë kyçe për hapjen e negociatave me BE. Duke pasur një gjyqësor të pavarur për të luftuar korrupsionin.

Rama përmedi rrezikun që i paraqitet Shqipërisë nga Rusia, Kina apo vendet e tjera nëse BE nuk çel negociatat...
BE nuk jeton në një flluskë dhe mezi pret të dëgjojë që Ballkani është i rrezikuar nga influencat. Fakti që e thonë Rama dhe kryeministrat e tjerë, ka një lloj qartësi, që presioni nga vendet e tjera nga Rusia, apo modeli autoritar i Erdoganit apo Kina, vende që kanë mundësi të investojnë. Ballkani ka nevojë për investime.

Rusia mund të mos ketë shumë investime, por ndërhyn për të shkaktuar trazira, që e bën më të domosdoshme që Ballkani të jetë i sigurt. Prandaj nuk shoh asnjë problem në këtë deklarim, por ajo që do të dëgjoja më shpesh do të ishte raportimi për seriozitetin që marrim zbatimin e angazhimeve.

Unë jam e shqetësuar se nëse nuk çelen negociatat, sepse është i vetmi motor presioni pozitiv ndaj qeverisë dhe administratës, pse jo edhe ndaj opozitës dhe medias e shoqërisë civile për të qenë më të përgjegjshëm.

Këtu nuk ndahen shqiptarët që duan Edi Ramën apo Sali Berishën, apo preferojnë një parti tjetër, këtu janë të gjithë bashkë. E paimagjinueshme ndodh nëse Shqipëria nuk çel negociatat.

Atëherë qeverinë nuk dihet se kush do e monitorojë, ka një opozitë të dobët që nuk bën dot presion, ka një media që gjysmën e ka blerë dhe tjetrën nuk E përfill, shoqëria civile varet nga fondet dhe drejtësi nuk ka. 
Ky do të jetë problemi më i madh për shqiptarët. Prandaj shikoj të domosdoshëm që ky proces të mos ndalet më. Do të thotë përgjegjësi që konkretizohen me afate.  Për momentin e shikoj të domosdoshëm.

Edhe Basha ndodhet në Bruksel duke këmbëngulur te trafiku i drogës, ndikojnë këto raportime?
Opozita nuk do të bëjë dot ndryshe përveç se të kritikojë qeverinë. Edhe sikur të mos flasë Basha për problemet informacioni mbërrin. Por e vërtetë është edhe pjesa tjetër.  Sot duhet të ketë një qëndrim kombëtar për çeljen e negociatave.

Nuk kanë pasur politikë më të egër edhe vendet e tjera, por vendosën që në një moment përsa i përket integrimit qëndrimi të ishte i unifikuar në parlament dhe në deklarata, kjo është e domosdoshme në Shqipëri.

Një parashikim kur mund të çelen negociatat?
Nuk parashikoj dot asgjë, që nuk është në dorën time, por viti 2018 është kufiri i domosdoshëm. Është shumë vonë por nuk duhet të vonohet më.


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital