TIRANE-Ish-ministria e Integrimit Majlinda Bregu akuzoi dje Presidentin e grupit socialdemokrat në Parlament Europian Hannes Svoboda duke theksuar se ai ka sajuar deklaratën se i kishte çuar të fala kryetarit të Kuvendit Ilir Meta.
Në një postim në faqe ne saj në “facebook” Bregu i konsideroi si të pa vërteta deklaratat e Svobodës duke theksuar se ai ka një miqësi të ngushtë me Rama-Metën dhe këtë duhet ta mbajë për vete dhe jo t’ia imponoj PD-së.
“Më vjen keq, po zoti Svoboda respektin e miqësinë e tij personale për dyshen Rama-Meta, nuk mund të na e imponojë dot. Ai është i lirë t’i transmetojë zotit Meta, respektin pakufui që ka zoti Rama ndaj zotit Meta, por di t’i lutesha në emër të respektit për shqiptarët, të mos sajojë e më keq deklarojë që në takimin në PD i çuam ‘të fama, me resketim, për zotin Meta’. Kjo është tërësisht e pavërtetë”,- shkuan ish-ministria e Integrimit Majlinda Bregu në faqen e saj në “facebook, pas deklaratave që Kryetari i grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hanes Svoboda bëri sot në Tiranë, duke bërë me faj opozitën shqiptare për mos dhënien e statusit të vendit kandidat në BE.
Në vijim të deklaratës së saj në rrjeton social “facebook” Bregu shkruan “Diskutuam sot për shumë standarte evropiane që maxhoranca Rama- Meta ka shkelmuar gjatë këtyre muajve, i shprehëm zotërinjve bindjen tonë se humbja e statusit në Dhjetor të vitit të kaluar, nuk mund të jetë përgjegjësi e ekstremistëve evropianë, siç lehtësisht thotë Edi Rama, por dhe se Shqipëria e shqiptarët në këtë proces kanë nevojë për miq e dëshmitarë të sinqertë që të thonë e ndikojnë si miq e zyrtarë evropianë tek KM e maxhoranca që të ruajnë standartet e arritura, performanca e të cilave i dha mundësinë Komisionit Evropian të propozonte pa kushte dhënien e statusit të vendit kandidat në Tetor”.
“I thamë zotit Svoboda e Roucek se opozita do të mbështesë pa kushte çdo reformë që është detyrim dhe e çon procesin e integrimit përpara, por nuk do të reshtim nga bërja publike e çdo dhunimi të standarteve që e kthejnë Shqipërinë vite pas dhe e largojnë nga Evropa e vlerave dhe që shkeljen e standarteve e quan krim!”, shkruan më tej Bregu.
Ndërsa shtonte se “Kërkojmë nga partnerët tanë në Evropë, të jenë dëshmitarë të sinqertë e të vërtetë të asaj që po ndodh sot në Shqipëri. Të fshehësh të vërtetat poshtë qilimit, nuk ndihmon, as maxhorancen Rama- Meta, as Shqipërinë e asnjë shqiptar. Respekt për standartet e të vërtetën. Për këtë respekt folëm sot”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com