Bregu-Tahirit:Mbaj përgjegjësi! Ku i
ke të dhënat për dhunën në familje?

Bregu-Tahirit:Mbaj përgjegjësi! Ku i<br />ke të dhënat për dhunën në familje?
TIRANË - Pas shqetësimit të ngritur nga ana e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri se gjykatat lënë të lirë kriminelët e arrestuar nga Policia e Shtetit, duke i kthyer këta persona sërish në rrezik për shoqërinë, ka reaguar deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bregu i cilëson deklaratat e Tahirit të gënjeshtërta, pasi sipas saj, Ministria e Brendshme nuk po mban asnjë përgjegjësi për dhunën dhe krimin në familje.

Bregu i rikujton Ministrit letrën e dërguar me firmë dhe vulë të Kuvendit të Shqipërisë, ku i kërkonte Tahirit informacion nga dikasteri që ai drejton lidhur me rastet dhe statistikat që zotëron ky institucion për dhunën në familje.

Dhe sipas Bregut, deri më tani nuk ka ende një përgjigje nga ana e Ministrisë së Brendshme lidhur me kërkesën e dorëzuar prej saj, ndonëse afati ligjor e parashikon brenda dy javëve.

Më poshtë postimi në rrjetet sociale e deputetes Bregu:
Sajmir Tahiri, ke 1 vit e ca jo pakez muaj minister dhe vec pozave kur ke kamera para, akoma s'je ne gjendje te kuptosh se Ministria e Brendshme eshte hallke kyc ne parandalimin e krimit e dhunes ne familje. Por ne dallim nga shperthimi yt i zakonshem per ju pushteteruesit, sipas terminologjise parashikuese te KM tend, per te mos mbajtuar asnje pergjegjesi, je i genjeshtert edhe sot! Meqe ti se di, po ta kujtoj une ligjin "Per policine e shtetit" DETYRAT E POLICISË SË SHTETIT
Neni 17
g) identifikon, mbron dhe referon për 
asistencë, pranë autoriteteve përkatëse, 
viktimat e trafikimit, të personave dhe 
dhunës në familje, veçanërisht të miturit dhe 
grate
Neni 76
Bashkëpunimi me komunitetin
1. Policia bashkëpunon me komunitetin për 
garantimin e rendit dhe sigurisë publike .......
2. Policia kërkon ndihmën e publikut për t’u 
informuar për çështje që lidhen me rendin 
dhe sigurinë publike, duke ofruar shpërblime 
e duke garantuar konfidencialitetin e burimit 
të të dhënave. Kur, për këtë shkak, 
personave u rrezikohet jeta, familja ose 
prona, policia u siguron atyre mbrojtje të 
veçantë......
Neni 78
2. Strukturat vendore të policisë 
bashkëpunojnë me njësitë e qeverisjes 
vendore për parandalimin e krimit, në fushën 
e rendit dhe të sigurisë publike, duke 
respektuar pavarësinë e tyre"
Ne dt 20 gusht 2014, te kam nisur nje leter kerkese, me firme e vule nga Kuvendi i Shqiperise ,( bashkelidhur ketu), per te marre informacion nga Ministri i Brendshem per rastet e dhunes me baze gjinore, statistika per krimet ndaj grave e femijeve , ne sa raste policia e shtetit ka qene pale paditese ne gjykate edhe kur e dhunuara terhiqet!
Deri me sot 18 Janar 2015, nuk ka mberritur asnje pergjigje! Asnje pergjigje per rolin e policise ne luften e kunder dhunes, asnje shifer per 6 muaj, edhe pse je i detyruar te pergjigjesh me ligj, brenda dy javeve! Por nese as nje kerkese per informacion nuk i pergjigjesh dot se as ligjin se njeh, cfare ben ti ?!


bregu fb
bregu fb

Vrasja në Fier, Bregu: Dhuna në familje, terrorizëm i përditshëm!
Deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu, ka reaguar sot në rrjetin social "Facebook" ndaj ngjarjeve të fundit të dhunës në familje, ku bashkëshorti dhunoi për vdekje gruan e tij.

Në reagimin e saj, deputetja Bregu e cilëson dhunën në familje si akte terroriste, nën kërcënimin e së cilës jetojnë sot gra e fëmijë. Në këtë drejtim, Bregu u bën thirrje të gjitha instancave, që me të njëjtën forcë që po luftohet dhe bashkëpunohet kundër terrorizmit islamik, me të njëjtën forcë të luftohet edhe fenomeni i dhunës dhe krimit në familje.

"Nje tjeter grua u vra sot ne Fier nga bashkeshorti, nje tjeter u godit barbarisht ne Bulqize, nje tjeter u godit me gur dje ne Rubik, 2 vajza te reja u vrane brenda 2 javeve! Ky eshte TERRORIZEM I PERDITSHEM! Eshte terrori me te cilin jetojne gra, e femije, nena e baballare sot, perdite, te kercenuar, demtuar e nen friken se asgje nuk e ndal dot fatin e keq! Ky eshte FEMINICID! Dhe ne menyre urgjente e duke i vene emrin se DHUNA ne shtepine tone eshte po aq e rrezikshme sa Terrorizmi ne bote: Po i bej thirrje te gjithe vendimarresve e politike beresve,duke nisur nga Presidenti, KM e te vetet ne qeverine qe vec strategjive parade, deshperimin ka rilindur deri me sot; ne ne Parlament, Pushteti lokal, Prokurori i Pergjithshem, KLD, Kryetaret e Gjykatave, Shoqeria Civile e Media,te perfshihemi po me aq seriozitet sa duam te perfshihemi ne frontin kunder kercenimit nga terrorizmi ne bote, ne nje shkundje institucionale e te agjensive ligjzbatuese per te bashkerenduar marrjen e masave emergjente dhe afatgjata, kunder ketij Terrorizmit te perditshem qe quhet FEMINICID!” shkruan Bregu

Ditën e sotme, në në lagjen Sheq të Fierit Arben Muho,51-vjeç, i cili vetëm para pesë ditësh ishte liruar nga burgu, ka dhunuar për vdekje bashkëshorten e tij Teuta Muhon 48 vjeç.

bregu fb

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve