Bregu: Zgjedhjet e 18 qershorit
në rrezik, BE duhet të flasë troç

Bregu: Zgjedhjet e 18 qershorit<br />në rrezik, BE duhet të flasë troç
Gjatë një konference të mbajtur me rastin e 60 vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Romës, deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu në fjalën e saj është shprehur
se BE duhet të mbaj qëndrim serioz dhe të flas troç në mënyrë që  zgjedhjet e 18 qershorit të mos cenohen.
 
Gjithashtu deputetja Bregu ka hedhur hipotezën se zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit mund të jenë të rrezikuara dhe jo të ndershme.
 
Është hera e parë pas kaq kohësh që të gjithë dëgjojmë se në rrezik dhe pikëpyetje të madhe janë zhvillimi i zgjedhjeve në Shqipëri dhe kjo nuk më duket çështje e vogël. Një vend me zgjedhje të munguara, me zgjedhje të këqija, në një vend ku zgjedhjet janë nën kërcënim, një vend ku qytetarët nuk janë të lirë për të votuar nuk është vend europian. Po të dëgjoni një deklaratë të bërë nga SHBA dhe një nga BE, më jepni diferencën e një gjuhë troç dhe një gjuhe që duhet marrë edhe konsensusi i 27 vendeve anëtare. Një gjuhë si një copë buke e lyer me gjalpë nuk është ajo që i duhet vendeve tona”, deklaroi Bregu.

Redaksia online
d.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve