Breivik, avokatët: ai është i sëmurë

Breivik, avokatët: ai është i sëmurë
Norvegji - Avokatët e Anders Breivik do të vazhdojnë të këmbëngulin në gjyq se klienti i tyre ka probleme mendore, megjithëse një kontroll i dytë arriti përfundimin se ai nuk është i sëmurë. Katërshja e avokatëve ka tërhequr vëmendjen me disa foto publicitare ku ata kanë pozuar në stilin e teledramës Borgen, një serial danez mjaft i suksesshëm. Avokatët thanë se Breivik nuk do të shprehë pendesë në gjyqin që nis të hënën, madje do të shfaqë keqardhje që ‘s’vrau dot më tepër’.
Një kontroll psikik i mëparshëm konkludoi se Breivik ishte paranojak skizofrenik dhe në gjendje psikotike gjatë dhe pas sulmeve. Skuadra e tij e mbrojtjes do të shkojë me të dyja rezultatet në sallën e gjyqit. Si mbrojtja ashtu edhe akuza e pranojnë që Breivik vrau 77 njerëz në një kamp rinor të laburistëve pranë Oslos 22 korrikun e vitit të kaluar, debati i vetëm është nëse ai ishte i shëndetshëm mendërisht kur kreu vrasjet.
Vetë Breivik ka pranuar vrasjet, por jo akuzën për krim, pasi sipas tij ka vepruar për të shpëtuar Norvegjinë nga rreziku i të huajve myslimanë.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital

Gjirokastër/ Makina përplas këmbësorin teksa kalonte rrugën, 62- vjeçari dërgohet në spital