Breivik ka takuar serbin Legija?

Breivik ka takuar serbin Legija?
OSLO – Në ditën e tretë të gjyqit të tij, Anders Breivik, duke rrëfyer aktivitetin e tij përpara se të planifikonte vrasjen e 77 personave, tha se është takuar në Afrikë me një ekstremist serb. Breivik po u përgjigjej pyetjeve në lidhje me kontaktet e tij me grupe të ekstremit të djathtë dhe në veçanti një grup të quajtur ‘Kalorësit Templarë”.

“Unë isha në Liberi në një takim me një militant ekstremist, një serb. Nuk do ta them ëmrin e tij. Nuk dua që të arrestohen të tjerë” tha Breivik. Mediat po spekulojnë se emri i personit nga Serbia mund të jetë Milorad Ulemek, i njohur si Legija, ish-komandat i ‘beretave të kuqe’ dhe i dënuar për vrasjen e kryeminsitrit serb Gjingjiç, ish-presidentit serb Ivan Stamboliç dhe organizator i tentativës për vrasje të Vuk Drashkoviç kur ky ishte lider I opozitës serbe.

Lajmi, që bëhet i ditur nga media norvegjeze si edhe nga B92, është ndeshur me skepticizëm edhe në sallën e gjyqit. Vetë prokurori i çështjes, si edhe mjaft analistë, mendojnë se Breivik shton mjaft fantazi mes deklarimeve të tij. Breivik është kundërpërgjigjur në sallë: “Policia mendon se ky njeri nuk ekziston, ata nuk besojnë se jam takuar me dikë nga Serbia dhe dyshojnë te çdo gjë që them. Mirë atëherë, shkojmë te konkluzionet, le ta kalojmë këtë edhe mos humbim kohë”.

Emri i Legijas u artikulua nëpër media sepse edhe krimineli I njohur serb ka qenë në Afrikë, pikërisht në Liberi, por sipas avokatit të tij, jo në të njëjtën kohë që ka qenë Breivik. Aleksandar Zoriç, avokati i Legijas, tha për televizionin norvegjez NRK TV se “kur Ulemek dëgjoi këto thënie për herë të parë, ai qeshi, ai nuk ka dëgjuar ndonjëherë për kalorësit templarë”.

Breivik ka refuzuar të japë përgjigje të plota për udhëtimet e tij dhe disa prej përgjigjeve të vagullta që ka dhënë, duket se përforcojnë idetë se ai shton shumë fantazi në tregimet e tij.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje