Breivik në gjyq:
Nuk jam i çmendu

Breivik në gjyq: <br />Nuk jam i çmendu
OSLO – Anders Behring Breivik ka marrë sërish fjalën në gjyqin kundër tij sot, për të këmbëngulur se nuk është i çmendur. Breivik tha sot se 80% e raportit mjekësor që e nxirrte atë të papërgjegjshëm për veprimet e tij përbëhet nga “gënjeshtra”.

Gjykata ka marrë në shqyrtim dy raporte të ndryshme mjekësore që kundërshtojnë njëri-tjetrin në lidhje me shëndetin mendor të Breivik. Vendimi lidhur me këtë do të vendosë nëse Breivik do dërgohet në burg apo në një spital psikiatrik.

Mirëpo për Breivik është shumë e rëndësishme që të theksojë se ai i ka kryer vrasjet i bazuar me logjikë të shëndoshë në bindjet e tij poliitke se Norvegjia duhet shpëtuar nga “pushtimi prej kulturës islame” dhe kundërshton çdo ide për t’u shpallur i papërgjegjshëm.

Ai i tha gjykatës se psikiatrët e studimit të parë dështuan nuk kanë arritur dot të kuptojnë se ai i shtypi emocionet e tij që të përgatitej për sulmet. “Çdo arsyetim i imi është krejt logjik, nuk shoh as mundësinë më të vogël që të gjykohem si i çmendur”, tha Breivik

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje