OSLO- Vrasësi masiv, Anders Breivik ka operuar hundën, sepse ka dashur të duket “më arian”. Kështu është shprehur një ish-miku i tij. Një term ky i përdorur nga gjermanët nazistë për të përshkruar racën e bardhë.
Ai ka dëshmuar sot në gjyqin e Breivikut, në lidhje me vrasjen e 8 personave në Oslo dhe 69 të tjerëve në Utoja, në korrikun e vitit të kaluar.
Anders Breivik tha se ka operuar hundën kur ishte 18 vjeç, pas një zënke me një pakistanez. Por, ish-miku i tij i tha gjykatës se nuk e kujtonte një zënkë të tillë.
Anders Breivik ka pranuar se i kreu vrasjet, por ai është vetëdeklaruar i pafajshëm, duke thënë se ka vepruar për “vetëmbrojtje” kundër politikave multikulturaliste të Norvegjisë.
b.a/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com