Breivik, Prokurorët hetojnë ekzistencën
e organizatës “Kalorësit djathtistë”

Breivik, Prokurorët hetojnë ekzistencën<br />e organizatës “Kalorësit djathtistë”
NORVEGJI-Në sulmet e tij kundër të pafajshmëve në Oslo vrasësi masiv Anders Breivik duket se është frymëzuar nga një nacionalist serb. Përmes pyetjeve në seancën e sotme ne Oslo prokurorët kanë këmbëngulur të mësojnë dicka më tepër nëse ekziston vërtet një e ashtuquajtur organizata djathtiste “Kalorësit Tempullarë”nga e cila është frymëzuar Breivik ku duket se një ndër drejtuesit e saj sipas pohimeve të norvegjezit vrasës është një nacionalist serb.
Gjatë gjithë seancës Breivik ka dhënë përgjighe të shkurtra ndërsa në një moment u shpreh se u ndie I fyer nga prokurorja të cilës I kërkoi të mos “tallet”. Gjykatësi e parlajmëroi se mund të qendronte I heshtur por se mungesa e përgjigjeve mund të përdoret kundër tij. "Çdokush mund të bëjë atë çfarë kam bërë unë", u tha Breivik të pranishmëve në sallën e gjyqit “ Jo gjithkush është I lindur më aftësi të tilla,por secili mund t’I zhvillojë ato”-tha Breivik

Breivik pohoi para prokurorisë se në 2001 gjatë një vizite në Liberi ishte takuar me një nacionalist serbë,themelus I organizatës djathtiste “Kalorësit Temuppalrë”. Ai ka shtuar se ka udhëtuar për takime të grupit në Londër, por nuk ka dashur të flas për temat e diskutimit. Prokurorja Svein Holden këmbënguli në faktin nëse ekzistonte vërtet një organizatë e tillë,por kësaj Breivik iu përgjigj I irrituar duke u shprehur që të kapet me faktet dhe mos tallet.

"MANIFESTI" I BREIVIK
Prokurorja I paraqiti gjykatës të ashtuquajturin “manifest të Brevik”me rreth 1500 faqe ku ai përshkruan kontaktet me “konservatorët kulturorë serbë”. Në manifest Breivik thotë se serbët kanë bërë hetime për të qenë të bindur se ai është personi ideal për organizatën e tyre. Sipas pohimeve të tij, grupi ka synuar të mbledhë qindra ekstremistë në Evropë, për t’i trajnuar për qëllimet e tyre.
Në manifestin e tij, pjesë të të cilit janë botuar vitin e kaluar, Breivik flet edhe për shqiptarët, të cilët i cilëson si njerëz të pamëshirshëm dhe të vendosur. Sipas tij, shqiptarët drejtojnë botën e nëndheshme në Evropë. Ekstremisti i renditë shqiptarët, e në veçanti kosovarët, si pjesë të xhihadit islamik global, që ka si lajtmotiv islamizimin e popujve të Evropës.“Në planet e dëbimit të pastrimit të Evropës nga islamikët, trojet shqiptare do të jenë një zonë e rëndësishme transiti për një numër të madh të të larguarve”, ka shkruar ai.

Ndërkaq mediat norvegjeze serbi nacionalist I përmendur kaq dendur nga Breivik mund të jetë Milorad Ulemek Legija, ish komandat i njësitit famëkeq paramilitar serb, të njohur si Beretat e Kuqe.
Edhe në seancat e mëparshme Breivik nuk ka dhënë detaje tjera, por ka deklaruar r se “mentori i tij ishte hero lufte”. Nëse Breivik konsiderohet normal dhe provohet fajtor për 77 vrasjet ai do përballet me nje maksimum 21 vitesh burg. Nësë gjykata provon se ai është i sëmurë mendor atëherë ai do trajtohet në një institucion psikiatrik.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje