Breivik që vrau 77 persona akuzon
qeverinë:Padrejtësisht jam në izolim

Breivik që vrau 77 persona akuzon<br />qeverinë:Padrejtësisht jam në izolim
Ju kujtohet Anders Behring Breivik? Ai vrau 77 persona në vitin 2011, pasi vuri një bombë në qendër të Oslos dhe më pas hapi zjarr mes turmës së njerëzve të pafajshëm. Për këtë ai u dënua me 21 burg në 2012. Por tani vrasësi norvegjez rikthehet këtë martë në gjykatë, duke akuzuar qeverinë për dhunim të të drejtave të njeriut, për mbajtjen e tij në izolim.

37-vjeçari akuzon qeverinë norvegjeze për thyerje të dy klauzolave të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Një prej tyre garanton të drejtën për të respektuar jetën familjare dhe private dhe korespondencën, ndërsa tjetra ndalon trajtime dhe dënime çnjerëzore apo degraduese.

Avokati i tij, Oystein Storrvik tha se ka qenë tepër i stresuar për shkak të izolimit, në burgun Skien, që ndodhet 100 km në jug-perëndim të kryeqytetit Oslo.

Sipas avokatit, një ndër gjërat kryesore për të bërë në burg është që i dënuari të studiojë dhe momentalisht Breivik nuk po e bën një gjë të tillë. Kjo për avokatin është një shenjë e izolimit të tij dhe mund të jetë diçka negative për shëndetin psikologjik.

Autoritetet ia kanë ndaluar takimet Breivik për ta parandaluar atë, që të krijojë një rrjet ekstremist. Vizitat e tij janë thuajse të gjitha nën vazhgimin e profesionistëve, që qëndrojnë në anën tjetër të xhamit.

Shtatorin e shkuar, ai kërcënoi se do të vdiste urie në shenjë proteste për trajtimin e tij në burg. Breivik është ankuar gjithashtu për qelinë, duke thënë se nuk është e dekoruar bukur dhe nuk ka pamje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët

LISTA/ Ja sa shpërblehen medalistët e Lojërave Olimpike dhe rekordmenët