Brenan: I skandalizuar nga pirateria e postës time elektronike

/ATSH-AFP/ - Drejtori i CIA-s, John Brennan është shprehur sot i skandalizuar dhe i shqetësuar rreth faktit të piraterisë së e-mail-eve të tij personale dukee mohuar se ka shkelur detyrimet e sigurisë.
"Publikimi i disa e-maile-ve personale më ka lënë të besoj se kam kryer diçka keq ose në mënyrë joadekuate, në kuptimin e sigurisë, por nuk ka qënë sigurisht rasti", deklaroi ai gjatë një konference për shërbimet sekrete, zhvilluar në Uashington.
WikiLeaks-i publikoi javën e kaluar disa dokumente që vinin nga llogaria personale e e-mail-eve të John Brennan që datonin midis periudhës 2007-09, para marrjes së postit të kreut të agjencisë së shërbimeve sekrete amerikane.
Sot, drejtori i CIA-s nuk ka dhënë asnjë detaj për mënyrën sesi hakerat kishin mundur të hynin në postën e tij personale të e-email-eve.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mjekut italian i gjejnë 8 milionë euro të fshehura pas dollapit