Brenda 2017-ës, rreth 300 shërbime do t’i ofrohen on-line qytetarëve. Gjatë një takimi konsultativ për zhvillimin e internetit me shpejtësi të lartë dhe politikat për spektrin e frekuencave, mbajtur në Tiranë me grupet e interest, ishte i pranishëm edhe Zëvendëskryeministri Niko Peleshi. “Zhvillimi i teknologjisë ka ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen eknomike dhe punësimin”, deklaroi Peleshi. Ai shtoi se autostradat dixhitale duan financime, por shumë më pak se ato konvencionale dhe fizike. Ndaj kemi filluar prej 2 vitesh një axhende që quhet axhenda dixhitale që prek sektorin publik dhe atë privat, vijoi Peleshi.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)