Brenda Guantanamos së Trumpit
burgut të terrorit që s’do mbyllet

Brenda Guantanamos së Trumpit<br />burgut të terrorit që s’do mbyllet<br>
Britanikja Mirror i ka kushtuar një artikull sot burgut amerikan të Guantanamos në Kubë, i cili tashmë me urdhër të Donald Trump do të mbahet hapur, duke rrëzuar kështu një vendim të mëparshëm të Barack Obamës.

Në këtë artikull, ndër të tjera shkruhet:

Ndryshe nga fitorja e Barack Obamës, askush prej të burgosurve të mbetur në burgun e Guantanamo Bay nuk e brohoriti emrin e Donald Trump, kur ai u zgjodh president.

Ndërkohë që pararendësi i tij kishte premtuar se do ta mbyllte bazën ushtarake amerikane, në të cilën dyshohet se kryen abuzime të mëdha me të drejtat e njeriut, miliarderi përkundrazi ka theksuar se do ta mbajë hapur.

Tani, pas fjalimit të tij të parë mbi gjendjen e shtetit të mbajtur të martën në mbrëmje, Trump e mbajti premtimin e tij elektoral duke nënshkruar një urdhër të ri ekzekutiv për ta mbajtur hapur burgun.

Duke e rrëzuar urdhërin e pararendësit të tij në qendrën e izolimit në Kubë, ai shkoi më tej, duke deklaruar se burgu duhet të përdoret edhe për të kapurit e rinj.

Një gjë e tillë i hap rrugë SHBA-ve që të dërgojnë atje terroristët e kapur të Shtetit Islamik, një lëvizje së cilës të burgosurit aktualë i druhen.

Atje tashmë mbeten vetëm 41 të burgosur, disa të dënuar për terrorizëm dhe disa të tjerë të cilët janë të dyshuar dhe nuk janë shpallur ende fajtorë, edhe pas shumë vitesh.

[gallery]25457[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut

80-vjetori i Çlirimit, Meta uron nga burgu: Të rinjtë dhe të rejat sakrifikuan gjithçka për Shqipërinë! Sot jemi të rrezikuar nga tradhtarët e Atdheut