Por sa kushton ngarkesa e kokainës së kapur në Maminas, duke nisur që nga vendi i prodhimit Kolumbi e deri sa shitej me pakicë në tregun europian. Sipas drejtuesve të policisë së Shtetit vlera e drogës, nëse do të shitej me pakicë në tregun evropian do të kapte shifrën 180 milionë euro. Ndërkaq, mësohet se një kilogram kokainë e blerë në portet kolumbiane kap vlerën nga 7 deri në 10 mijë euro për kilogram. Duke llogaritur edhe kostot e transportit por edhe garancinë e trafikantëve, në portet evorpiane një kg kokainë shko në vlerën nga 30 deri në 50 mijë euro. Pra e gjithë ngarkesa e kokainë së kapur në Maminas të Durrësit llogaritet të jetë blerë në Kolumbi me një çmim të përafërt 6 milionë euro, ndërsa në Europë kjo ngarkesë shkon deri në 30 milionë euro nëse do llogaritet me çmimin maksimal të shitjes me shumicë prej 50 mijë euro. Pra fitimi i trafikantëve të kësaj droge llogaritet në 24 milionë euro. Nëse do të marrim si të sakta informacionet konfidenciale të dhëna nga policia se numri i porositësve është mbi 20 atëherë fitimi për secilin trafikant është nga 1 deri në 2 milionë euro.
Por si funksiononte ky rrjet trafiku dhe cilët ishin porositësit apo trafikuesit. Ngarkesa nuk është porositur nga një person i vetëm, por nga individë apo organizata të ndryshme që më pas do të bënin edhe shpërndarjen e kokainës në vende të ndryshme evropiane. Secili nga këta individ apo grupe kriminale kanë bërë porosinë dhe pagesën për një sasi të caktuar dhe trafiku i kokainës është bërë nga persona të tjerë. Kjo e konfirmuar edhe nga kodet që janë gjetur në pakot me kokainë. Por kjo ngarkesë droge që në tregun me pakicë mund të shkonte deri në 180 milionë euro në vendin e origjinës, pra direkt tek fshatari prodhuesit kushton vetëm 1500 maksimumi deri në 2000 euro për kilogram, një cmim fare i papërfillshëm në krahasim me cmimin e tregtimit me pakicë në Europë.
Fotot e drogës

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com












