Pamjet që sjell korrespondentja e Report TV, Marsela Topi, tregojnë automjetin ku është ngujuar autori i dyshuar, ndërsa forca të shumta policie dhe efektivë të RENEA-s kanë rrethuar zonën, duke mbajtur distancë.
Negociatat për ta bindur 35-vjeçarin të dalë nga automjeti dhe të dorëzohet pa lënduar veten vijojnë në fshatin Kurjan, ndërsa operacioni i policisë mbetet në zhvillim.
Sipas policisë, 35-vjeçari dyshohet se mëngjesin e sotëm vrau babanë e ish-të dashurës së tij, plagosi nënën e saj dhe mori peng ish-të dashurën, të cilën e liroi disa orë më vonë pas ndërhyrjes së forcave të rendit.
Lajmi kryesor:
Roskovec/ 35-vjeçari vret me armë gjahu ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën! Liron pas disa orësh ish-gruan e marrë peng! I rrethuar nga Renea ngujohet në makinë (EMRAT+VIDEO)










