Brenda mureve të familjes Meçe,
mbizotëron një varfëri e tejskajshme

Brenda mureve të familjes Meçe,<br />mbizotëron një varfëri e tejskajshme
Kjo banesë ku mungojnë edhe kushtet më minimale, ndodhet në mes të një blloku vilash. Brenda 4 mureve të saj, mbizotëron drama e një familjeje të re, prej 5 personash, bashkëshortët dhe tre fëmijët, më i vogli 2 muajsh.

Familja Meçe, e cila njihet si më e varfra e zonës, jeton në lagjen Sheq i Madh në Fier.

Pamjet që sjell kamera e Report Tv dhe frigoriferi tërësisht bosh, nuk kanë nevojë për koment. Por, kjo është veç ajo që mund të shohim, pasi Etleva Meçe dhe bashkëshorti i saj Maringleni tregojnë se jetojnë pa bukë, pa ushqime, pa energji elektrike, ndërsa gjithçka tjetër, orendi e veshmbathje ia kanë falur. 

"Çdo gjë që ndodhet këtu në shtëpinë tonë i kam të falur nga banorët e lagjes, nga shokët, miqtë  nga shteti skam pasur asnjë lloj ndihme të paktën ato që humba. Kam kërkuar ndihmë dhe nuk më ka ndihmuar njeri. Nga tetori që u mbyt Gjanica, nuk na mbeti më asgjë, as enë kuzhine. Na dhanë vetëm 1 kg sheqer dhe makarona , na bëju fëmijëve më thanë. Rroba që mbajmë veshur, çorape çfarë shihni veshur  ata mi kanë dhënë të gjithë. Dua dhe unë që fëmija im të rritet, po skam asgjë. Vetë jam tepër sëmurë , vuaj nga tensioni i gjakut të lartë" shprehen ata.

Çifti Meçe,  tregon se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga shteti, edhe pse janë kaq të varfër, edhe pse shtëpia e tyre është përmbytur nga lumi i Gjanicës. Rrëfimi i tyre bëhet akoma më rrënqethës teksa shprehen se fëmijët e tyre kanë që të dje pa ngrënë.

"Vetë kushedi sa net kam rënë  pa ngrënë, jam shtrirë pa hëngër që t'ja u lija fëmijës bukën. I lutem shtetit të vejë dorën në zemër të më ndihmojë jo aq shumë se këtu asnjëherë nuk plotësohen kërkesat por të paktën të më ndihmojë me aq sa ka mundësi", u shpreh Etleva. 

 Fqinjët shprehen për kamerën e Report Tv se i ndihmojnë me aq sa munden. 

"Nuk i ushqen dot fëmijët, shpia si moss më keq. Doli Gjanica atëherë që u përmbytën nuk i mbeti më asgjë. Lagjia kush kishte  i ndihmoi  me enë që kshu shteti të vejë dorën ti ndihmojë", u shpreh një nga banorët. 

 Maringleni dhe Etleva kanë 7 vjet që jetojnë në këtë banesë. Fëmija më i madh është 6 vjeç, e dyta 2 vjeç dhe fëmija më i vogël 2 muajsh.

 Apeli i tyre për ndihmë, bëhet pikërisht për këta fëmijë, të cilëve nuk arrijnë dot t’u sigurojnë as bukën e përditshme.

fier
banesa

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar