Brenda shtëpisë së Jessica Albës, e
veçanta e strehës së ngrohtë të aktores

Brenda shtëpisë së Jessica Albës, e<br />veçanta e strehës së ngrohtë të aktores
Shumica e yjeve botërorë preferojnë që gjithmonë shtëpia e tyre të jetë super lukzose dhe e kuruar në detaj...Jessica Alba nuk hyn tek kjo kategori.

Për aktoren bukuroshe shtëpia mjafton të të përcjellë energji pozitive dhe ngrohtësi...dhe kaq mjafton. Aktorja sigurisht që gëzon një pasuri të madhe, por që çdo gjë në shtëpinë e saj është e zgjedhur me shumë shije nga babai i saj.

Në një intervistë Jessica ka treguar se shtëpia e saj është mobiluar shumë thjeshtë, pasi gjendja ekonomike e saj nuk ka qenë siç është tani.

Madje e veçanta e shtëpisë së saj është se 2 nga dhomat e saj aktorja i ka dhënë me qira. Ajo i ka dhënë me qira dhomat jo vetëm për të fituar para por për të krijuar mundësinë e njohjes me njerëz të rinj, pasi bota e Hollywood është shumë e ftohtë.

Nëpërmjet fotografive, mund të shikoni çdo dhomë të shtëpisë së saj dhe thoni pastaj nëse ia ka arritur të ndërtojë një shtëpi të ngrohtë apo jo…

[gallery]20053[/gallery]

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës