Presidenti Donald Trump u ka thënë aleatëve të NATO-s se dëshironte që Shtetet e Bashkuara të mbeteshin pjesë e aleancës, ka thënë një burim për Reuters.
“Duam të qëndrojmë me ju”, është shprehur ai.
Brenda takimit të mbyllur të samitit në Ankara, ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të vazhdonin t'u shisnin armë aleatëve, pavarësisht mënyrës se si ato do të përdoreshin, tha burimi, i cili kërkoi të mbetej anonim.
Sipas burimit, Trump nuk e përsëriti kritikën e tij ndaj aleates së NATO-s, Spanjës, dhe as njoftimin për ndërprerjen e një marrëveshjeje të përkohshme armëpushimi me Iranin gjatë takimit. Ai gjithashtu nuk përmendi çështjen e Groenlandës, e cila ka shkaktuar tensione brenda aleancës, shtoi burimi.
Në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut, Trump mori sërish fjalën dhe u tha liderëve se kishte mbetur “shumë i impresionuar nga deklaratat e tyre” dhe se kishte ndier “dashuri në sallë”, raporton ANSA.
Trump ka shtuar edhe se do të kishte dashur që edhe mediat të ishin të pranishme, në mënyrë që të mund të ishin dëshmitare të këtyre deklaratave.
Lajmi kryesor:
Samiti i NATO-s/ 70 mld € për Ukrainën! Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca, Groenlanda e rëndësishme! SHBA ‘ok’ Kievit për prodhimin e raketave ‘Patriot’










