Kërkimi i tejzgjatur i skuadrës së futbollit anglez, Liverpool,, ka ardhur në fund për këtë sezon të ri, pasi trajneri Brendan Rodgers ka pranuar një marrëveshje për 3 vjet me klubin e Anfield Road. Rodgers do të prezantohet këtë javë si zëvendësuesi i Kenny Dalglish, pasi ai informoi presidentin e Swansea , Huw Jenkins për kalimin në Merseyside.

Një prej synimeve kryesore të teknikut të ri të "Reds" është blerja eventuale e Gylfi Sigurdsson, mesfushorit islandez që nuk ka kaluar dot testet mjekësore te Swansea, pas ardhjes nga Hoffenheim për 6.8 milionë Paund. Ndërkohë Liverpool do të paguajë kompensimin 5 milionë Paund për trajnerin Rodgers.

Kandidatë të tjerë për pankinën e Liverpiil, ishin edhe Pep Guardiola, Fabio Capello, Andre Villas-Boas dhe Frank de Boer, por ata u tërhoqën nga stoli problematik. (rb/shqiptarja.com)