SHKODER - Reshjet ne forme breshëri, kanë zbardhur metropolin verior për disa minuta. Pasditën e së martes, moti i alternuar me reshje e kthjellime, është shoqëruar nga një bresher i dendur, i cili ka krijuar ndjesinë e deborës në Shkoder.

Rrebeshi ka krijuar jo pak probleme ne qarkullimin e mjeteve dhe kembësorëve. Natyrisht, është ende herët të flitet për dëmet, por është më se e sigurt se ato janë të konsiderueshme, sidomos në sipërfaqet e mbjella me kultura bujqësore nëpër fshatrat e rrethit të Shkodres ku edhe ka rënë breshëri, por edhe në në automjetet e parkuara në qytet.

Dëmet janë shkaktuar në kulturat bujqësore por edhe dëme të tjera materiale, duke dëmtuar pullazet e shumë shtëpive të ndryshme në qytet. Stuhitë e forta gjatë këtyre ditëve në qytetin e Shkodres kanë shkaktuar edhe probleme në bujqësi kryesisht në sera. Pavarësisht kësaj situate sipas burimeve nga prefektura, nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Shkodres. Ndërkohë problematike vijon të mbetet situata në komunën Rrethina në fshatin Bardhaj në komunën Rrethina përsa i përket gërryerjes së tokave nga lumi Kir.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)