Një konflikt mes tre të rinjve ka degjeneruar në përplasje me armë zjarri, por fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Ngjarja është regjistruar në lagjen "Spitall" në qytetin e Durrësit. Kanë qenë banorët e zonët ato që kanë njoftuar në sallën operative të policisë. Sipas burimeve për Report Tv, bëhet fjalë për tre të rinj, identiteti i të cilëve nuk dihet ende.  

Fatmirësisht konflikti nuk ka pasur një fund tragjik, pasi të rinjtë kanë qëlluar me automatik në ajër.

Në vendngjarje, uniformat blu kanë gjetur 2 gëzhoja e ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar shkaqet e këtij konflikti.