Breshëri i rënë pasditen e djeshme si dhe ulja e temperaturave kanë dëmtuar prodhimin e pritshëm të pjeshkave, të cilat pritej të dilnin në treg në fillim të Majit.
Dëmi ekonomik është i konsiderueshëm, thanë fermerët.
“As rrugë, asgjë vetëm të na mbulojnë pak me këtë. Ajo është dëmtuar ka mbaruar punë nga breshëri
Prodhimin nuk e kanë siguruar në kompanitë private, ndaj ata vazhdimisht kërkojnë dëmshpërblim nga shteti për demet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore.
”Ne kërkojmë ndihmë nga shteti. Ka rënë breshëri dje e na ka krijuar dëme. Jemi në qiell të hapur. Nga momenti tani deri sa t’i futim nëpër arka e t’i shesim ne jemi me zemër në dorë”
Fermerët e Fier-Sheganit ne Lushnje kultivojnë mbi 150 hektarë me pjeshkë dhe prej 20 vitesh mbajnë peshën e furnizuesit kryesor në tregun vendas, ndërsa një sasi e konsiderueshme shkon për eksport.
-
Pse shteti ua hodhi bresherin?! Perse nuk siguroheni?
Përgjigju -
Po si ka mundesi qe te kete bere kokrra, dhe te dale ne prodhim ne fillim te Majit????? Pjeshket tani po fillojne te bulezojne e nxjerrin lulet, cfare lloj eshte kjom me cfare e kane ushqyer. E pastaj thone qe ska me shije produkti, nuk na shitet me produkti etj....
Përgjigju -
Ne gjithe Boten fermeret jan asikuracione dhe kur ndodhin keto fatkeqsi natyrore paguan asikuracioni e jo taksapaguesi shqiptar. Edhe fermeri duhet ta di se jeni ne 2023
Përgjigju








Komente
Komento