Breshëri i një dite më parë ka shkaktuar dëme në bujqësi.

Situata më problematike u regjistrua në fshatin Orman të Maliqit, ku fermerët raportojnë humbje të mëdha në sipërfaqet e mbjella me grurë, elb, qepë, jonxhë.

“Zgjati mbi 25-30 minuta. Shi, breshër i paparë. Grurin e dëmtoi shumë, qepën.”

“Grurin dhe perimet ka dëmtuar”, thonë fermerët.

Fermerët shprehen se gruri është goditur më rëndë, ku dëmi vlerësohet deri në 50-60%.

“Iku gruri, mbaroi. Edhe jonxha që ishte e korrur, thuajse e thatë, mbaroi”, thotë një fermer.

Fermerët që kanë sipërfaqe të mëdha me grurë kërkojnë kompensim nga shteti.

Grupet e punës të bashkisë Maliq kanë dalë në terren për të evidentuar dëmet, por kompensimi mbetet i vështirë. Ata thanë se vendimin e merr qeveria nëse vendos të shpallë gjendjen e fatkeqësisë natyrore.