Një stuhi breshëri goditi sot rajonin juglindor duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi. Grupi xhirimit të Report TV ishte në fshatin Zvezde të Korçës ku banorët shprehen se mundi i gjithë vitit ka shkuar dëm për 15 minuta. Fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga Bashkia e Korçës.
Breshëri që ra ditën e sotme në disa fshatra të qarkut të Korçës ka shkaktuar jo pak dëme në kulturat bujqësore. Në fshatin Zvezde kulturat bujqësore më të dëmtuara janë rrushi, gruri dhe molla.
“Ra çerek ore breshër. Vajti gjysmë metri. Akoma nuk ka shkrirë. 5 dylym grurë që kam këtu janë prishur. E ka rrëzuar të tërë. Të bashkisë kanë ardhur. Nuk na thanë gjë”, tha një banorë i zonës.
“Kemi një hektarë e gjysmë mollë. Breshëri na e shkatërroi të gjithin. Duam subvencione nga shteti. Rrushin e ka shkaktuar komplet. As shampo nuk marrim nga mollët. As ilaçet nuk i nxjerrim dot”, tha një tjetër banor.
“Breshëri që ra sot më shumë ka shkaktuar dëme në pemët frutore, grurë, Rrush. Të tëra perimet ranë në tokë”, u shpreh dikush tjetër.
Ndërkohë fermerët e fshatit shprehin shqetësimin e tyre sepse i gjithë investimi dhe mundi i tyre shkuan dëm në 30 minuta. Dëmi i përllogaritur në vlerë monetare shkon në disa milionë lekë për çdo familje. Fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti, pasi të ardhurat e vetme i sigurojnë nga shitja e prodhimeve bujqësore.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Shkurt, 08:49
A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?
-
Po
34.9%
-
Jo
58.6%
-
Nuk e di
6.6%
Vota total: 1064
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numri i popullsisë në qarkun e Korçës në rënie! Vdekjet më të larta se lindjet, shkak emigrimi! Sociologu: Të rinjtë janë të pasigurt për vendin e punës
22 Shkurt, 17:12
-
Tentoi të nxirrte nga pika kufitare e Qafë Thanës 23 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për polakun
22 Shkurt, 15:25
-
Rama në Fier, fton emigrantët që merren me bujqësi të kthehen në vend: Ju siguroj se ju del më mirë llogaria
22 Shkurt, 14:24
-
Kolonjë/ Aksident në dalje të urës së Selenicës, makina del nga rruga dhe përplaset me barrierat anësore! Lëndohet çifti i bashkëshortëve, drejtuesi i mjetit transportohet me helikopter te Trauma
21 Shkurt, 07:35
-
Korçë/ Po transportonin mallra kontrabandë nga Greqia, 2 të arrestuar, nën hetim 4 punonjës të doganës Kapshticë
20 Shkurt, 14:42
-
Korçë/ Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, komuniteti rom në protestë: Ne martohemi që në djep! 13-vjeçarja me lot në sy: Lirojeni, jemi pa bukë
20 Shkurt, 12:48
-
Aksident i rëndë gjatë natës në fshatin Symiz të Maliqit, automjeti përplas për vdekje një këmbësor, policia arreston drejtuesin 37-vjeçar (VIDEO)
20 Shkurt, 07:11
-
Korçë, fëmijët gjejnë kallash në zonën e stadiumit, ishte mbështjellë me qese
19 Shkurt, 17:49
-
Në kërkim për trafik droge e pjesëmarrje në grup kriminal, pranga 43-vjeçarit në Pogradec! Pritet ekstradimi drejt Italisë
16 Shkurt, 14:51
-
Fatos Çoçoli: Shteti ka kthyer fytyrën nga bujqësia!
16 Shkurt, 10:46
-
Korçë/ Kanosi me thikë bashkëshorten dhe djalin e tyre të mitur, vihet në pranga 57-vjeçari
15 Shkurt, 16:15
-
Pogradec/ Kërcënuan dhe dhunuan policin jashtë shërbimit, arrestohen dy vëllezërit
14 Shkurt, 15:37
Sigurohuni si ne te gjithe boten. Nuk ka pune bashkia apo shteti t'ju demshperbleje.
PërgjigjuPo ju korcaret e keni zakon I hidhni vet prodhimet sa here qe nuk gjeni treg,kesaj here bresheri vendosi t'ju ndihmonte dhe ua hodhi se ka hall se merziteni.
PërgjigjuSme duket normale qe kerkojne tju paguhen demet nga bashkia, ahhhhh moj bashki pse hodhe bresher dhe shi mbi ate fshat. Ka per te dale ndonje budalla tjeter qe ti kerkoj bashkise nje pale kepuce te reja meqe ja prishi shiu dhe bora.
Përgjigju