Breshka 'kareta-kareta' gjendet e ngordhur në plazhin e Vlorës

Një breshkë e tipit "Kareta-Kareta" është gjetur e ngordhur në brigjet e detit të Vlorës. Bëhet fjalë për një breshkë me gjatësi rreth 80 cm dhe gjerësi 50 cm, me peshë mbi 50 kg. Mësohet se kjo breshkë gjendet kryesisht në thellësi dhe mendohet se ka qenë pikërisht mungesa e ujit ne bregun e detit shkak për ngordhjen e saj.  

Sipas specialistit të agjencisë së zonave të mbrojtura, Lavdosh  Shkurtaj, është rasti i dytë i evidentuar në ujërat e detit në Vlorë. Problematike mbetet fakti se specie të tilla në mjaft raste gjenden të ngordhura, ndërsa një fakt i tillë lidhet  edhe me ndotjen e detit.

Breshka e gjendur në breg të detit Adriatik në zonën e plazhit të vjetër është marrë nga specialistë të zonave të mbrojtura.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 30/04/2019 14:49

    Shpresojmë te kete qene e madhe ne moshë me vdekje natyrale dhe jo nga skafet e panumërt të vlonjatëve trima!

    Përgjigju
    • Vlore: 30/04/2019 18:06

      O fredi bej te fala mamit .. e kam shum xhan

    • salah: 30/04/2019 17:00

      shumë breshka të detit të vdekur edhe në Durrës. Mijëra restorante të paligjshme, hotele shpesh nga Kosova, kriminelë, kanë lënë ndyrësinë e tyre në det për 20 vjet dhe të gjithë po ndërtojnë ilegalisht në bregdet

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë